Lajme Shqip Sunday, 20 November 2011 12:19

Sokol Ismajli nga fshati Gërbac i komunës së Medvegjës, është lënduar pasi që, në shtëpinë e tij, një polic e ka goditur me armë, thotë kryetari i bashkësisë lokale, Faik Hajdari, transmeton FoNet.

Sokoli fillimisht është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Medvegjë, prej nga më pas është dërguar në spitalin e Leskocit.

Mjekët kujdestarë e kishin parë të drejtë që ai të dërgohet në qendrën Emergjente të Leskocit.

Sipas Hajdarit, dy policë kishin shkuar në shtëpinë e Sokolit dhe kishin kërkuar nga ai që të shkoj për të fikur një zjarr në fshat. Sokoli kishte refuzuar duke thënë se nuk mundet të shkoj pasi që është i sëmur, pas së cilës, siç është thënë, është goditur disa herë nga një polic.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe kryetari i komunës, Sllobodan Drashkoviq, por ai nuk ka mundur të flas për detalet. Ai mbrëmë ka vizituar familjen e Sokolit, ndërsa ka thënë se pret nga policia që të zbardhin rastin.

Ndryshe, në lidhje me rastin, ka reaguar edhe Unioni Demokratik Shqiptar ( UDSH ) – Dega në Medvegjë – të cilët, rrahjen fizike të policit ndaj Sokol Ismajlit dhe familjes së tij në Gerbac, në shtëpinë dhe pronën e tij, e ka dënuar ashpër dhe ka kërkuar nga organet policore dhe të drejtësisë “që polici i inkriminuar të marr dënimin e merituar, konform ligjeve në fuqi”.

Nga Drejtoria Policore e Leskocit është thënë se në Medvegjë është dërguar një ekip i cili duhet ta hetoj rastin.