Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 08:12

Gjirokastër – Rreth 8 kg lëndë narkotike e llojit marihuanë, është zbuluar dhe sekuestruar mbrëmë nga polica e Gjirokastrës në autobusin e linjës Gjirokastër-Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare nga polica e Gjirokastrës, lenda narkotike ishte vendosur në një çantë në fund të autobusit. Policia, që kishte siguruar informacion mbi këtë trafikim, ushtroi kontroll në autobus në afërsi të pikës turistike të Viroit dhe zbuloi lëndën narkotike. Pas hetimeve të kryera policia identifikoi dhe arrestoi poseduesin e kësaj lende naroktike Iaklis Zografis, 34 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Lushnje. Mendohet se lënda narkotike ishte blerë në fshatin Lazarat.

Ky është rasti i shtatë brënda këtij viti që policia e Gjirokastrës zbulon dhe sekuestron lëndë narkotike.