Lajme Shqip Saturday, 11 February 2012 08:45

Elbasan – Reshje të dendura dëbore kanë bllokuar mbrëmjen e djeshme aksin rrugor Elbasan–Qafë-Krrabë.

Policia rrugore e qytetit të Elbasanit ka ndaluar të gjithë mjetet të qarkullojnë në këtë aks rrugor, pasi reshjet e dëborës si edhe mjegulla kanë shkaktuar probleme në qarkullim.

Shefi i Shtabit të Emergjencave Civile, Mustafa Arapi ka deklaruar se, “edhe ato pak mjete që kanë qarkulluar në aksin rrugor të Qafë Krrabës kanë qarkulluar me zinxhir, ndërsa rreth orës 20.00 është ndaluar qarkullimi i mjeteve për siguri.

Ndërkaq dëbora ka nisur të bjerë edhe në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë, ku aktualisht qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhir.