Lajme Shqip Tuesday, 15 November 2011 18:45

Tiranë – Forcat e policisë së Tiranës ndaluan sot 11 klandestinë kurdë.

Burime nga policia e Qarkut bënë të ditur se 11 shtetasit kurdë u gjetën të fshehur në një kamion te dogana e Tiranës.

Sipas burimeve, ata  kishin ardhur në Tiranë nga Selaniku, nëpërmjet linjës Turqi-Greqi-Shqipëri.

Të njëjtat burime pohuan se klandestinët udhëtonin me një kamion që transportonte pajisje elektronike dhe destinacioni i tyre mësohet se ishte Italia.