Lajme Shqip Wednesday, 30 April 2014 13:00

Policia e Kosovës ka bastisur Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe ka arrestuar disa persona. Bastisja është kryer nga Njësia për Krime Ekonomike të Policisë së Kosovës që në orët e hershme të mëngjesit. Bastisjet thuhet se kanë të bëjnë për shkak të keqpërdorimit me prona, ndërkaq Policia e Kosovës konfirmon operacionin.

Pos në AKP, mësohet se bastisje ka pasur edhe në shtëpitë e disa prej zyrtarëve të AKP-së. Policia e Kosovës konfirmon që në orët e hershme të mëngjesit kanë ndërmarr një operacion të bastisjes, por që nuk jep detaje tjera.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës deklaroi për www.rtklive.com se operacioni i bastisjes është duke vazhduar dhe deri në përfundimin e tij nuk jep detaje tjera, madje as emrat e personave të arrestuar.

Sipas burimeve thuhet se në mesin e të arrestuarve ka biznesmen, zyrtarë të AKP-së, të Kadastrit të Komunës së Podujevës dhe se në kërkim është edhe një deputet i cili thuhet se ju ka shmangur arrestimit.

Lajmi për bastisje dhe ndalime është konfirmuar nga Ylli Kalosh,i zëdhënës i AKP së.

“Policia ka ndaluar disa zyrtar të AKP’së. Nuk kemi informacione për dyshimet e tyre dhe po presim që këto organe të na njoftojnë ndërkohë” tha Kaloshi.

Në mesin e të dyshuarve sipas burimeve policore është edhe deputeti i LDK’së, Naser Osmani, ish anëtar i Bordit të AKP’së si dhe Shkëlzen Lluka, ish-drejtor i AKP’së,

Ndërsa, burimet konfirmojnë arrestimin e Naim Avdiu, ish Zëvendësdrejtor, Melita Ymeraga, Udhëheqëse e Njësisë së Monitorimit në AKP, Adrian Kelmendi, UD kryesues i Zyrës së monitorimit në , Nehat Islami, ish zyrtar i monitorimit në AKP; Kreshnik Lleshi – ish zyrtar i monitorimit në AKP. Agron Kamberaj, ish kryesues i njësisë së monitorimit në AKP./RTK/