Lajme Shqip Sunday, 08 May 2011 18:12

Tiranë – Policia e Shtetit konfirmoi se gjatë ditës së sotme (nga ora 00.00′ deri në orën 17.00), fluksi i hyrjes së shtetasve shqiptarë në disa prej pikave kryesore të vendit llogaritet në 11.729 shtetas.

Sipas policisë, Departamenti i Kufirit dhe Migracionit mori masat e nevojshme për menaxhimin sa më mirë të fluksit të hyrje-daljeve në Pikat e Kontroll Kalimit Kufitar, me qëllim krijimin e të gjitha lehtësirave të nevojshme për ata shtetas shqiptar që dëshironin të vinin në Shqipëri për të votuar.

Ndërkohë, strukturat e Policisë Kufitare janë në gatishmëri të plotë për t’u shërbyer në kohë qytetarëve që duan të kthehen po sot nga vendet nga kanë ardhur.