Lajme Shqip Saturday, 17 March 2012 14:12

Prishtinë-Policia e Kosovës nuk do të lejojë hyrjen e personave të paautorizuar dhe materialeve që anë të bëjnë me zgjedhjet. Kështu ka deklaruar për RTK-në, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

Ministri Rexhepi ka deklaruar se Policia e Kosovës është duke e përgatitur planin operativ për të penguar organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në territorin e Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se do të ftohen edhe EULEX-i, edhe KFOR-i që të ndihmojnë realizimin e këtij plani, pasi me organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe, situata mund të tensionohet.

“Derisa Serbia pretendon se do t’i mbajë zgjedhjet, atëherë ne si institucione të Kosovës duhet të jemi të gatshëm të reagojmë, jo vetëm ditën e zgjedhjeve. Duhet të shfrytëzojmë të gjitha mjetet demokratike…, do të ndalojmë hyrjet e personave të paautorizuar në kufij dhe materialeve që kanë të bëjnë me zgjedhjet”, ka thënë Rexhepi për RTK-në.