Lajme Shqip Friday, 07 September 2012 15:59

Mitrovicë–  Policia e Kosovës ia ka ndërprerë vizitën në vendin tonë drejtorit të Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vulin. Agjencia serbe e lajmeve, Beta, njoftoi se Zyra për Kosovën i kishte thënë se Policia e Kosovës e kishte drejtuar Vulinin në Merdar.

Më herët ishte njoftuar se Vulin kishte ndërprerë vizitën pas sulmit të armatosur në automjetet e EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës, në të cilën një polic u plagos dhe u dmtuan disa vetura.

Vulin në vend se të shkonte në Gorë të Dragashit ishte nisur drejt Mitrovicës, por Policia e Kosovës nuk e kishte lejuar të hynte në këtë qytet dhe e kishte drejtuar në Merdar, që të kthehej në Serbi.  (LajmeShqip.com)