Lajme Shqip Friday, 08 April 2011 12:59

Prishtinë – Duke u bazuar në rëndësinë dhe nevojën e bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe Korporatës Energjetike të Kosovë, në avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve reciproke si dhe duke u bazuar në rolin dhe qëllimin e këtyre institucioneve që merren me zbatimin e ligjit dhe me sigurimin e furnizimit me energji elektrike, në ambientet e Policisë së Kosovës është nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Reshat Maliqi dhe nga Arben Gjuka, drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës.

 

Marrëveshja e Mirëkuptimit është nënshkruar duke pasur parasysh objektivin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin me kohë dhe efektiv të rendit dhe ligjit si dhe duke pasur parasysh interesin për sigurimin e furnizimit pa ndërprerë me energji elektrike në tërë territorit e Republika së Kosovës.

 

Kjo marrëveshje ka për qëllim definimin e kushteve dhe obligimeve të palëve nënshkruese që do të respektohen gjatë procesit të implementimit të kësaj marrëveshje mirëkuptimi.