Lajme Shqip Wednesday, 16 March 2011 13:50

Prishtinë – Policia e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX,  ka arrestuar, të mërkurën, disa ushtarë të UÇK-së, me akuzë për krime lufte. EULEX nuk e ka bërë të ditur numrin e të arrestuarve, as identitetin e tyre, por merret vesh se urdhër-arresti është lëshuar për njëmbëdhjetë persona, katër prej të cilëve tashmë janë arrestuar.

EULEX-i, nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës. Hetimet ndërkaq, janë duke u zhvilluar nën mbikëqyrjen e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Gjithashtu, bëhet e ditur se urdhër-arresti është lëshuar për njëmbëdhjetë ushtarë të brigadës 121”Ismet Jashari – Kumanova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa janë arrestuar katër prej tyre.