Lajme Shqip Thursday, 13 August 2015 12:27

Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të mos përdorin armët në asnjë rrethanë, e as në ceremoni festive, në të kundërtën do të përballen me pasoja ligjore.

Policia e Kosovës (PK) vazhdon implementimin e “urdhrit operativ për se zonën verore 2015”, ku një ndër objektivat e veçanta ka parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit, duke përfshirë parandalimin e përdorimit të tyre në ceremoni festive, ahengje e dasma, e në kuadër të planit edhe arrestimin e personave të dyshuar për përdorim të armëve të zjarrit.

Andaj lidhur me këtë ju njoftojmë se PK-ja, ka marrë masa shtesë me shtimin e prezencës policore dhe reagimin e menjëhershëm në të gjitha rastet ku ka informacione për përdorim të armëve të zjarrit, dhe këtë e dëshmojmë me disa raste të paraqitura në vijim në kuadër të raportit 24 orësh.

Përdorimi i armëve të zjarrit është veprimtari e kundërligjshme dhe e rrezikshme për qytetarët, andaj me qëllim të shmangies së rrezikut “APELOJMË” tek të gjithë qytetarët që të mos përdorin armët në asnjë rrethanë, e as në ceremoni festive, në të kundërtën do të përballen me pasoja ligjore.

Njëkohësisht Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e ndërsjellët, në parandalimin e kësaj dukurie negative për shoqërinë.