Lajme Shqip Sunday, 11 August 2013 14:48

Vlorë-Një ngjarje e rëndë është shënuar në policinë e Vlorës, pasi tre efektiva janë përplasur fizikisht me njëri- tjetrin.

Shkak i këtij sherri ka qenë fakti se oficeri Përparim Myftari, të cilin mediat e identifikojnë edhe si nip i Adem Tahirajt, kryekomisarit të vrarë, ka tentuar që të ndalojë një makinë që dyshohej se transportonte drogë.

Ai është vënë në ndjekje të makinës duke kërkuar edhe përforcime.

Por përforcimet kanë mbërritur një orë me vonesë.

Kjo është bërë shkak për përplasje fizike mes tij dhe policëve Ramë Ymeri dhe Daut Mara.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar Myftarin, por më pas e ka lënë të lirë pasi dy policët kanë tërhequr padinë ndaj ti, shkruan tema. 

Vetë Myftari ka deklaruar në SHKB se ai është tradhtuar, pasi policia e ka lënë të vetëm në aksionin për kapjen e një makine me drogë, që ishte drejtuar nga Vlora për në Tiranë.