Lajme Shqip Friday, 18 November 2011 19:30

Pogradec – Tre fëmijë kopshti, të moshës 3, 4  dhe 5 vjeç, në fshatin Leshnicë të Pogradecit, janë helmuar sot në mesditë me bar miu, ilaç që fëmijët e vegjël e kishin gjetur në ambjentet e kopështit.

Menjëherë fëmijët janë dërguar në spitalin Pediatrik të qytetit, ku pas ndihmës së shpejtë mjeksore, gjendja e tyre shendetësore  paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe ka marrë në pyetje personelin e kopështit mbi rrethanat e ndodhjes së shishes me bar miu në ambientet ku qëndronin fëmijët.