Lajme Shqip Tuesday, 18 August 2015 08:06

Në Suhodoll të Mitrovicës është vendosur gurthemeli i xhamisë së re, e cila ka nisur të ndërtohet.

Kjo është edhe xhamia e parë e cila po ndërtohet në pjesën veriore të Mitrovicës. Kështu ka lajmëruar përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook hoxha Sabri Jonuzi, transmeton Express.

Jonuzi po ashtu ka kërkuar edhe ndihmën e besimtarëve që të ndihmojnë përfundimin komplet të kësaj xhamie.