Lajme Shqip Monday, 02 September 2013 09:22

Durrës – Biznesmeni i ndërtimit Plaurent Cani u ekzekutua me armë mëngjesin e sotëm në zonën e plazhit të Durrësit.

Vrasja ndodhi rreth orës 07:30 minuta dhe sipas policisë dy persona me motor kanë qëlluar në drejtim të 40 vjeçarit.
Raportohet se 40 vjeçari ka dy plagë në kokë. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes 2 gëzhoja, shkruan Shqiptarja. 
Në drejtim të vendit të ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë që kanë nisur hetimet.
I plagosuri u dërgua në spital në gjendje të rëndë, dhe humbi jetën për shkak të plagëve.