Lajme Shqip Saturday, 16 April 2011 08:56

Tiranë – Pas kërkimeve të shumta, të nisura që ditën e djeshme, është gjetur sot trupi i pajetë i mjekut kirurg të spitalit të Burrelit, Tahir Alku. Lajmin e konfirmojnë burime zyrtare nga policia lokale.

Automjeti me të cilin udhëtonte mjeku kirurg, Alku, përfundoi në liqenin e Shkopetit, pas daljes nga rruga, mesditën e së premtes, në aksin rrugor Tiranë- Burrel.

Menjëherë në vendngjarje shkuan forca të shumta të Policisë lokale, drejtues të Policisë së Qarkullimit Rrugor në Policinë e Shtetit, trupat e specializuara të Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe banorë të zonës.

**********************************

Tiranë – Që në orët e para të mëgjesit të së shtunës, polumbarët e Forcave Specialet të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rinisur kërkimet për gjetjen e automjetit të rënë dje në ujërat e liqenit te Shkopetit dhe gjetjen e drejtuesit të tij, mjekut kirurg të Spitalit të Burrelit, Tahir Alku.

Burime zyrtare nga Policia lokale thanë sot se deri tani nuk ka pasur asnjë shenjë të automjetit të rënë në liqen dhe të viktimës.

Automjeti me të cilin udhëtonte mjeku kirurg, Alku, përfundoi në liqenin e Shkopetit, pas daljes nga rruga,  mesditën e së premtes, në aksin rrugor Tiranë-Burrel.

Menjëherë në vendngjarje shkuan forca të shumta të Policisë lokale, drejtues të Policisë së Qarkullimit Rrugor në Policinë e Shtetit, trupat e specializuara të Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe banorë të zonës.

Pas kërkimesh për disa orë deri në mbrëmje, rezultatet për gjetjen e automjetit dhe drejtuesit të tij rezultuan të pasuksesshme.