Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 11:30

Prishtinë – Lëvizja Vetvendosje dhe Fryma e Re, janë moblizizuar në forca politike për të ardhmen e Kosovës. Në një konferencë të përbashkët për media, udhëheqës të të dy subjekteve politike thanë se janë dakodruar për një plan qeverisës, të bazuar në vijat programore të Vetëvendosjes dhe FeR-it, të publikuara më herët.

Iniciativa-Lëvizja Vetëvendosje dhe Fryma e Re, kanë vendosur që të bashkohen për të ndalur rrënimin politik, ekonomik e social që po mbretëron në vend. Drejtuesi i subjekti politik Fryma e Re, Shpend Ahmeti tha se dinamika e ngjarjeve të fundit politike në vend, ka shfaqur nevojën e mobilizimit dhe bashkimit të forcave politike për ndryshim rrënjësor për vendin. Ai përmend edhe pikat që janë dakorduar për udhëheqjen e përbashkët.

Shpend Ahmeti tha se ky është  plani që tregon rrugën që do të ndjek ky bashkim forcash që nga dita e parë në pushtet drejt përmirësimit të mirëqenjes së qytetarit, pika e dytë është hartimi i Kushtetutës së re të Kosovës, ku sovrani i vetëm është populli i Kosovës dhe pika e tretë është përkrahja e decentralizmit në baza të qytetarëve e jo në baza etnike.

Ndërkaq, lideri Albin Kurti tha se një bashkim i tillë, i bënë më të fuqishëm. Ai tha se në Kosovë mbretëron dukuria për interesa personale.

Sipas tij, në kohën kur në Kosovë ka shumë investime për ndarje e përçajre, po ndodh bashkimi i VV dhe FER, dhe ky bashkim bën që ne të jemi më të fuqishëm se kurrë, po fillojmë me një bashkim për të ardhmen e Kosovës.

Në zgjedhjet e 12 dhjetorit të vitit të kaluar, Vetëvendosja ka hyrë në Kuvendin e Kosovës, me 14 deputetë, ndërsa FER-i nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.

************************

Prishtinë – Parti Fryma e Re i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Kështu kanë bërë të ditur në një konferencë të përbashkët për shtyp, para pak çastesh drejtues të këtyre dy subjekteve politike.

 

Kjo bashkimshkrirje vjen pas disa braktisjesh të radhëve të subjektit politik Fryma e Re.

 

Dje nga kjo parti u larguan në shenjë pakënaqësie dy prej themeluesve të saj.

 

Fryam e Re garoi në zgjedhjet e fundit në Kosovë, në dhjetor të vitit që shkoi dhe nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor dhe të jetë parti parlamentare.