Lajme Shqip Friday, 25 March 2011 16:30

Prishtinë – Pas Kryeministrit të Thaçi, edhe Presidenti Pacolli ka reaguar sot ndaj arrestimeve të ish-luftëtarëve të UÇK-së nga misioni i EULEx-it në Kosovë.

Behgjet Pacolli tha sot se “askush nuk ka të drejtë të shkelë mbi vlerat e UÇK-së dhe ta njollosë luftën e shenjtë që ka bërë UÇK-ja”.

Sa i përket arrestimeve të fundit të ish pjesëtarëve të UÇK-së nga EULEX-i dhe fletarrestit për deputetin Limaj, Pacolli tha se “të gjithë ata që ndërmarrin veprime duhet ta kenë parasysh Kushtetutën e Kosovës.

Këto komente, Pacolli i bëri në një takim për media, ndërkohë që mohoi të ketë pasur ndonjë marrëveshje me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa lidhur me mos dhënien e nënshkrimeve për të dërguar lëndën e AAK-së në Gjykatën Kushtetuese, për shkelje të Kushtetutës.

Pacolli: Dua bashkim kombëtar

Prishtinë – Presidenti i Kosovës, Bexhet Pacolli u angazhua sot për bashkim kombëtar, fillimisht në lëmin ekonomik e pastaj edhe atë legjislativ.

“Do t’i rekomandoj të gjithë spektrit politik, qeverisë, shoqërisë civile, intelektualëve, që të mbështesin idenë e bashkimit kombëtar, duke ia filluar prej veprimeve ekonomike”, tha Pacolli, në konferencën për shtyp pas kthimit nga vizitat në Shqipëri dhe Maqedoni.