Lajme Shqip Monday, 04 April 2011 10:55

Prishtinë – Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, njëherësh ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës, e ka quajtur “proces të ngutshëm” zgjedhjen e Behgjet Pacollit për president, ngase, sipas tij, nuk kishte një komunikim midisi subjekteve politike që janë pjesë e Kuvendit

Krasniqi ka kërkuar që brenda gjashtë muajve, sa do të jetë shef i shtetit, të ndryshohet neni 86 i Kushtetutës, që ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit.

“Brenda gjashtë muajve mund të bëjmë ndryshimin e Kushtetutës dhe presidenti të zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta”, ka thënë Krasniqi sot gjatë një interviste për RTK-në. Ai ka thënë se do të përpiqet të bisedojmë më të gjitha partitë parlamentare për të dal nga situata e krijuar rreth zgjedhjes së presidentit.“Do të bëj përpjekje me të gjitha partitë në Kuvend që nëpërmjet bisedimeve mund të vihet deri te një tryezë për një konsensus për dalje nga kriza dhe për të gjetur zgjidhjen e presidentit”, ka thënë Krasniqi.Sipas tij, ekziston mundësia që nëse në asnjë formë të mos zgjidhet presidenti, atëherë vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

I pyetur nëse do të lejojë që të ketë seancë parlamentare me vetëm një kandidat për president, pa arritur kompromis midis partnerëve të koalicionit qeverisës, Krasniqi ka thënë se nëse i bëhet kërkesë prej 40 deputetëve, atëherë duhet të procesuojë seancë parlamentare.“Nuk e mbështesim këtë skenarë, por janë partitë politike ato që vendosin”, ka thënë Krasniqi.Ndërsa, në lidhje me qëndrimet e ndryshme që ka brenda PDK-së, Krasniqi ka thënë se kjo parti do të jetë e unifikuar, dhe se duhet të ketë kompromis midis partive për të gjetur shtegdalje nga situata e krijuar.

Ai ka thënë se nuk ka presione nga ndërkombëtarët, duke mos përjashtuar mundësinë që presione nga ndërkombëtarët të ushtrohet ndaj kryetarëve të partive politike.

 

*************************************

Prishtinë – Pak kohë pas anulimit të takimit ku do të bëhej pranim-dorëzimi i detyrës së presidentit nga Behgjet Pacolli te kryeparlamentari Jakup Krasniqi, këshilltari i Pacollit, Arbër Geci i është referuar Kushtetutës së Kosovës, duke e arsyetuar mosmbajtjen e kësaj ceremonie, siç ka raportuar më herët Lajmeshqip. “Behgjet Pacolli nuk mund te bëjë dorëzimin e detyrës së presidentit tek kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi”, ka thënë ai.

Sipas Gecit, ky vendim vjen edhe për faktin se Jakup Krasniqi tashmë ka filluar ta ushtrojë detyrën e presidentit, andaj Behgjet Pacolli e sheh të panevojshme të marrë pjesë në këtë ceremoni.

Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, njëherësh ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës, e ka quajtur “proces të ngutshëm” zgjedhjen e Behgjet Pacollit për president, ngase, sipas tij, nuk kishte një komunikim midis subjekteve politike që janë pjesë e Kuvendit. Krasniqi ka kërkuar që brenda gjashtë muajsh, sa do të jetë shef i shtetit, të ndryshohet neni 86 i Kushtetutës, që ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit.

 

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, njëherësh ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës, e ka quajtur “proces të ngutshëm” zgjedhjen e Behgjet Pacollit për president, ngase, sipas tij, nuk kishte një komunikim midisi subjekteve politike që janë pjesë e Kuvendit

Krasniqi ka kërkuar që brenda gjashtë muajve, sa do të jetë shef i shtetit, të ndryshohet neni 86 i Kushtetutës, që ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit.

“Brenda gjashtë muajve mund të bëjmë ndryshimin e Kushtetutës dhe presidenti të zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta”, ka thënë Krasniqi sot gjatë një interviste për RTK-në. Ai ka thënë se do të përpiqet të bisedojmë më të gjitha partitë parlamentare për të dal nga situata e krijuar rreth zgjedhjes së presidentit.“Do të bëj përpjekje me të gjitha partitë në Kuvend që nëpërmjet bisedimeve mund të vihet deri te një tryezë për një konsensus për dalje nga kriza dhe për të gjetur zgjidhjen e presidentit”, ka thënë Krasniqi.Sipas tij, ekziston mundësia që nëse në asnjë formë të mos zgjidhet presidenti, atëherë vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

I pyetur nëse do të lejojë që të ketë seancë parlamentare me vetëm një kandidat për president, pa arritur kompromis midis partnerëve të koalicionit qeverisës, Krasniqi ka thënë se nëse i bëhet kërkesë prej 40 deputetëve, atëherë duhet të procesuojë seancë parlamentare.“Nuk e mbështesim këtë skenarë, por janë partitë politike ato që vendosin”, ka thënë Krasniqi.Ndërsa, në lidhje me qëndrimet e ndryshme që ka brenda PDK-së, Krasniqi ka thënë se kjo parti do të jetë e unifikuar, dhe se duhet të ketë kompromis midis partive për të gjetur shtegdalje nga situata e krijuar.

Ai ka thënë se nuk ka presione nga ndërkombëtarët, duke mos përjashtuar mundësinë që presione nga ndërkombëtarët të ushtrohet ndaj kryetarëve të partive politike.

 

*************************************

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

VV

 

“Kosova asnjëherë nuk ka qenë palë negociuese, por Kosova është negociuar”. Kështu u tha në debatin e sotëm në Prishtinë, organizuar nga Levizja Vetëvendosje në temën “Negociatat gjithnjë janë politike.

Deputeti i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë debatit tha se “gjatë të gjitha negociatave që nga Rambuijea, e deri me tani Kosova asnjëherë nuk ka qene palë negociatore por ka qenë e negociuar. Ai tha se këto negociata kanë defaktorizuar edhe luftën e UCK-së, nga një luftë clirimtare në konflikt nder- etnik. Bisedimet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë, Konjufca ndërkaq i quajti tregti me pozicione. Në debat mori pjesë edhe profesori i filozofisë nga Tirana Elvis Hoxha i cili bëri një vështrim filozofik të negociatave. Sipas tij, negociatat janë kusht I demokracisë minimale. Lëvizja Vetëvendosje lufton planin e Ahtisarit dhe 6 pikëshin u tha në mes të tjerash në këtë debat.