Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 12:51

 

Prishtinë – Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Eulex-it kanë arrestuar sot një person të dyshuar për krime të luftës. Lajmin e ka konfirmaur edhe  zëdhënsja e EULEX-it, Kristina Herodes.

Burimet tona thonë se i arrestuari është Zoran Koliq, nga fshati Dobratin i Lipjanit. Zëdhënsja e Eulex-it tha se i dyshuari akuzohet për vrasje dhe keqtrajtim të civilëve gjatë muajit maj 1999.

Operacioni është bërë nga njesitet speciale të policisë së Kosovës dhe të EULEX-it. Ndërkaq, bastisjet janë bërë në një shtëpi në rajonin e Lipjanit, si pjesë e hetimeve.

Bastisja është autorizuar nga një gjykatës i EULEX-it, nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.

Hetimet janë duke u bërë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

**********************************************************************

Prishtinë – EULEX-i dhe Policia e Kosovës kanë kryer sot një arrestim lidhur me një rast të krimeve të luftës.

“Sot Policia e Kosovës dhe njësia e EULEX-i për Krime të Luftës, kanë kryer arrestimin e një individi në kontekstin e një hetimi për krime të luftës. Akuzat kanë të bëjnë me vrasje dhe trajtim çnjerëzor të civilëve në Kosovë në maj të vitit 1999”, njoftoi EULEX.
Bëhet e ditur se operacioni i këtij mëngjesi është kryer me ndihmën e njësitit special operativ të Policisë së Kosovës.
Si pjesë e këtij hetimi është bastisur një shtëpi në Lipjan. Operacioni është autorizuar nga një gjyqtar i EULEXit i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.
Hetimi është nën mbikëqyrjen e një Prokurori Special të Kosovës nga Zyra e Prokurorisë Speciale (PSRK).

Emri i të arrestuarit nuk është bërë i ditur ende.