Lajme Shqip Tuesday, 05 April 2011 08:40

Raporti i fundit njofton se Gjykata e ka dënuar me 30 ditë paraburgim, kryetarin e Therandës, Blerim Kuqi.

Dënimi ka ardhur si rezultat i refuzimit të bashkëpunimit me Gjykatën në rastin Limaj.

>> Ja Aktvendimi i Gjykatës ndaj Blerim Kuçit

#################

Prishtinë – Në ndërkohë EULEX ka sqaruar se kryetari i Therandës nuk është arrestuar. Ai u intervistua sot, por refuzon bashkëpunimin me gjykatën. Burime të Lajmeshqip.com, raportojnë për tensione të vazhdueshme në gjykatë dhe mospërfillje nga Kuqi.

Kryetari i Komunës së Suharekës Blerim Kuqi, është thirrur sot në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, për t’u intervistuar nga EULEX-i.

Në këto çaste ai po paraqitet para gjykatësit të procedurës paraprake, me kërkesën e prokurorit të EULEX-it për si ç thuhet refuzimit për baskëpunim me organet e drejtësisë në cilësinë e dëshmitarit për hetimin e rasteve të dyshuara të krimeve të luftës.

Zyra për Informim e EULEX-it i konfirmoi se Kuçi nuk është arrestuar por u intervistua në mënges nga zyrtarët e EULEKS-it.

”Dënimi me gjobë ose me paraburgim për dëshmitarët që nuk bashkpunojnë është një masë e parashikuar në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës. Kjo është ajo që mund ta themi për momentin”, thuhet në deklaratën e EULEX-it.

######################

Prishtinë – Blerim Kuqi pritet të akuzohet nga Prokuroria për mosbashkëpunim me EULEX-in, në rasin Limaj.

Ai është marrë në pyetje disa herë, kurse herën e fundit është gjobitur me 250 euro, por sërish e ka refuzuar bashkëpunimin kundër Limajt.

#########################

Prishtinë – Kryetari i Komunës së Suharekës (Therandës), Blerim Kuqi, është ftuar të martën, në prokurorinë si dëshmitar në Rastin Limaj.

Ai është detyruar të dëshmojë, pasi që kishte refuzuar ta bëjë një gjë të tillë.

Kuqi, një ish-oficer i UÇK-së, ka qenë i dënuar me vdekje nga Gjykata Ushtarake e UÇK-së, në prilltë vitit 1999, por ishte liruar për shkak të fillimit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë.

####################

Prishtinë – Është arrestuar nga EULEX-i, nën akuzën për krime të luftës gjatë viteve 1998/1999 ish-komandanti i UÇK-së nga Suhareka, Blerim Kuqi, aktualisht kryetar i Komunës së Therandës.

Në këto po mbahet seancë gjyqësore ndaj tij në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Blerim Kuqi është ish-pjesëtar i UÇK-së, ndërsa aktualisht mban funksione të larta, Sekretar Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Kryetar i Komunës së Therandës.

Gjatë luftës së UÇK-së njihet si figurë kontaverse, me raporte të afërta me ish-institucionet e atëhershme, të udhëhequra nga LDK-ja dhe me fërkime me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, gjatë luftës në Kosovë.

Ai, më herët është intervistuar nga herues ndërkombëtar rreth zhvillimeve të luftës në Kosovë dhe citohet edhe në urdhërarrestin e lëshuar nda EULEX ndaj 11 ish-pjesëtarëve të UÇK-së, përfishë edhe Fatmir Limajn, nën akuzën ër krime luftë në Kosovë.