Lajme Shqip Monday, 05 December 2011 15:40

Tiranë – Një efektiv i Policisë, punonjës pranë Zyrës së Telefonatave në Policinë e kryeqytetit, është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme, pranë kryqëzimit të “21 Dhjetorit”, nga persona ende të panjohur.

Burime zyrtare pranë Policisë së Tiranës konfirmuan të hënën se 42-vjeçari Dëfrim Musai, me detyrë efektiv policie në sallën operative, teksa udhëtonte me makinën e tij është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të panjohur.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, si dhe identifikimin  e autorëve, ndërsa 42 vjeçari Musaj është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, nën kujdesin e bluzave të bardha.

Referuar burimeve mendohet se plagosja e efektivit të policisë nuk ka lidhje me detyrën e tij , por një konflikt pronësie që ai ka patur më parë.