Lajme Shqip Monday, 01 August 2011 15:36

Prishtinë – Policia e Kosovës, përmes zëdhënësit Arbër Beka ka paralajmëruar zyrtarët e qeverisë  serbe Borko Stefanoviq dhe Goran Bogdanoviq se do të arrestohen për shkak se nuk kanë leje për të qëndruar në Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe sot në dy këto vendkalime kufitare po vazhdon qarkullimi i njerëzve dhe veturave por jo edhe i mallrave nga Serbia.

Një javë pas aksionit të qeverisë kosovare për të marrë nën kontroll këto pika, që rezultoi me një polic kosovar të vrarë, KFOR-i akoma i mban këto vendkalime si zona të kufizuara ushtarake.