Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 10:45

Dhjetëra gjyqtarë e prokurorë, edhe nga ata me pozitat më të larta, janë pjesë e hetimeve penale e disiplinore, nën dyshimin se vetë kanë qenë apo ende janë pjesë e krimit dhe disa prej tyre tashmë me aktakuza.

Madje në hierarkinë e gjyqësisë dhe prokurorisë, kanë dalë të jenë të përfshirë në keqpërdorime, gjyqtarë e prokurorë. Nazmi Mustafi, ish-shef i Taks-Forcës Kundër Korrupsionit; Shpresa Bakija, kryeprokurore e Themelores në Gjakovë; Nuhi Uka, ish-kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë; Enver Hasani, ish-kryetar i Kushtetueses dhe Sali Mekaj, kryetar i Apelit, janë pasqyra reale e sistemit të degraduar të drejtësisë në Kosovë.

Rasti i fundit është me kryetarin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë, Salih Mekaj, i cili tash e një muaj po mbahet nën masën e arrestit shtëpiak. /Zeri