Lajme Shqip Wednesday, 16 October 2013 22:28

 

Në fotot e bëra publike nga vetë Sali Berisha me rastin e 69- vjetorit të lindjes, në murin e studios së tij shihet qartë një dhuratë që i është bërë fondacionit “Nënë Tereza” nga koleksionisti italian Armando Nicoletti.

 

Fondacioni që drejtohet nga gruaja e ish- kryeministrit Sali Berisha, duket se po përdor fondet e mbledhura në emër të bamirësisë, duke “rreshtuar” kokulur biznesmenët shqiptarë- të cilët i vinte në rresht për të paguar- për të mobiluar zyrën e burrit të saj, tashmë një pensionist i papunë. Armando Nicoletti duke besuar se fondacioni i Liri Berishës merrej me të vërtetë me promovimin e figurës së Nënë Terezës, kulturës shqiptare dhe me vepra të tjera bamirësie, i dhuroi zonjës në fjalë kryeveprën e piktorit shqiptar Lin Delija të titulluar “Shkodrania”. Duke respektuar të gjitha procedurat sipas ligjit italian, ia dorëzoi pikturën asaj me datën 10 maj 2012. Ka kaluar një vit dhe vepra e Lin Delisë sot gjendet në murin e studios së Sali Berishës..” (tema)