Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 09:27

Prishtinë – Situata në betejën e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të pikës kifitare nr.1, ka eskaluar në orët e para të mëngjesit, pasi një grup serbësh ka vazhduar t’i mbajë të rrethuar policët kosovarë. Pika 31 është nën kontrollin e Policisë së Kosovës.

Në orët e para të mëngjesit ka pasur gjuajtje me armë nga territoret e Serbisë, nga të cilat është plagosur një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Policët vazhdojnë të mbahen nën rrethimin “sandwich” në atë pikë, edhe në momentet e raportimit.

Ministri kosvar i punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, e ka konfirmuar situatën “e nxehtë”, por pa mundësi të eskalimit, të mëtejmë, siç ka thënë ai.

Në aksionin e mbrëmshëm spektakular të Njësieve Speciale të Policisë së Kosovës, EULEX-i nuk ka marrë pjesë, kurse forcat e KFOR-it francez janë mobilizuar në kontroll të situatës. Mbrëmë, te Ura e Ibrit ka qëndruar edhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler. (LajmeShqip.com)