Lajme Shqip Tuesday, 09 August 2011 17:27

Prishtinë – Zv/kryeministri serb në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Sllobodan Petroviç tha se ndarja e Kosovës, nuk mundëson zgjidhjen e problemeve. Sipas tij, “perspektiva e vetme është integrimi evropian i Serbisë dhe Kosovës”, tha ai tw martën për Deutche Welle.

“Ne kemi deklaruar se ndarja e Kosovës do të sillte më shumë dëme se dobi. Të gjithë ne duhet të angazhohemi për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh se në cilën pjesë të Kosovës jetojnë. Kjo është edhe sfida më e madhe e kësaj qeverie. Ne jemi duke punuar në këtë drejtim, ndonëse me siguri që nuk është lehtë. Deklaratat për ndarjen edhe më shumë destabilizojnë gjendjen. Në mungesë të ideve progresive për përmirësimin e gjendjes për të gjithë qytetarët dhe integrime më të shpjeta në Bashkimin Evropian, disa politikanë kanë dhënë deklarata të këtilla dhe e kanë zhvendosur vëmendjen nga temat më të rëndësishme”, ka thënë Petroviq në një intervistë për Deutche Welle,

Ai ka të shtuar se sfida më e madhe e Kosovës dhe rajonit është përmirësimi i kushteve ekonomike dhe intgrimi evropian e evroatlantik.
Petroviç shprehu mirënjohje për të gjithë ata, që kanë kontribuar në qetësimin e gjendjes në veri të Kosovës.

“Roli i Beogradit në këtë rast ka qenë i rëndësishëm dhe pres që Beogradi të luajë një rol konstruktiv. Shpresoj se do të arrihet zgjidhje përfundimtare ku të respektohen rendi dhe ligji dhe e cila do të ishte në interesin e të gjithë qytetarëve në Kosovë”, vlerësoi ai.

A e ka Serbia kusht për BE njohjen e Kosovës? Petroviqë ka theksuar se “nga Bruskeli është thënë shpesh se njohja e Kosovës nuk është kusht për integrim në BE, por kusht është vendosja e raporteve më të mira të mundshme”.