Lajme Shqip Sunday, 04 September 2011 11:16

Tiranë – Presidenti i Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa ka mbërritur të dielën në Tiranë, ku do të takohet me autoritete të larta të shtetit.

Në këtë vizitë të parë në Shqipëri, Presidenti do të takohet me Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha me të cilin do të ketë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp, me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli etj.

Një ditë më parë Presidenti i Hondurasit zhvilloi një vizitë në Kosovë.  Në takimet me autoritetet kosovare, Kreu i shtetit të Hondurasit që pak kohë më parë njohu Kosovën, ka shprehur gatishmërinë e tij që të ndihmojë shtetin e ri në procesin e njohjeve tek vendet e Amerikës Qendrore.