Lajme Shqip Thursday, 22 November 2012 12:09

Mitrovicë (PLOTESUAR 22 nëntor, 15:00) – Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni kanë qëndruar në lagjen Kroi iVitakut për ta parë nga afër situatën, transmeton KTV .
Rexhepi me katër rast ka thënë s pavarësisht situatës së vështirë punimet për ndërtimin shtëpive shqiptare do të vazhdojnë.
Ministri Rexhepi ka theksuar se njësitë speciale të policisë (ROSU) do të ndërhyjnë vetëm nëse rrezikohet jeta e qytetarëve. (LajmeShqip.com)

***********************************************

Prishtinë (PLOTESUAR 22 NENTOR, 12:30)- Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ROSU ka hyrë në lagjen “Kroi i Vitakut”.

Kjo njësi është duke patrulluar në këtë lagje përderisa turma njerëzish të grumbulluar shihen edhe tek serbët edhe tek shqiptarët.Sipas gazetares së Express në terren situata është e qetë por mund të tensionohet nga momenti në moment.

Në mëngjes u raportuar se njësitë ROSU janë ndaluar nga KFOR, por zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti tha se njësia vetëm është në gjendje gatishmërie.Serbët janë mbledhur për të kundërshtuar ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve, të cilët kanë sulmuar një punëtor shqiptarë që po rindërtonte një shtëpi.Ndërkohë, serbët kanë lëshuar alarmin për grumbullim, një traditë kjo që ka ndodhur që nga koha e barrikadave.

*****************************************************************

Prishtinë – Pjesëtarë të KFOR-it kanë ndaluar njësinë special të Policisë së Kosovës “Rosu”,të enjten rreth orës 10.00, tek ura e Sohodollit, duke i penguar ata për të depërtuan në lagjen Kroi i Vitakut.

E njëjta agjenci ka raportuar se në anën tjetër, brenda në thellësi të ngjarjes janë mbledhur dhjetëra serb nëpër disa lokacione të ndryshme në përpjekje për t’i ndaluar punimet në rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve.

I kontaktuar nga Express Online, zëdhënësi i rajonit të Mitrovicës, Besim Hoti nuk ka thënë se forcat speciale ROSU janë ndaluar nga KFOR por ka thënë se ata janë në gjendje gatishmërie nëse situata keqësohet.

“Në i kemi të gatshëm për reagimin njesitë speciale në rast të ndonjë keqësimi të situatës për ndonjë reagim, por për momentin gjendja është e qetë”, tha për Express Online, Besim Hoti.

Sipas Hotit, ka prezencë të shtuar të Policisë së Kosovës por edhe të KFOR-it, në anën tjetër ka edhe shqiptar të tubuar dhe situate ende është e qetë por është situatë nën tension dhe në rast të keqësimit mund të reagoj edhe KFOR edhe Policia e Kosovës.(LajmeShqip.com)