Lajme Shqip Saturday, 23 April 2011 20:57

Përrenjas – Një 45 vjeçar ka rënë sot nga një lartësi prej katër metrash në vendin e quajtur “Ish Uzina e Minierës hekur – nikelit”, në Përrenjas.

Zëdhënësja e Policisë, Valbona Begu, tha se “Gëzim Kasa me banim në fshatin Kusarth të rrethit të Elbasanit, së bashku me një shokun e tij, kanë qenë duke punuar në ish- minierën e Prrenjasit, në momentin kur ai ka rënë nga lartësia prej katër metrash”.

Sipas policisë, 45 vjeçari ndodhet i shtruar në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë për jetën. Nga hetimet paraprake rezulton se plagosja e 45 vjecarit Kasa është aksidentale, ndërkohë që uniformat blu kanë marrë në pyetje punëtorin tjetër, për të zbardhur të plotë ngjarjen.