Lajme Shqip Thursday, 19 September 2013 12:25

Tiranë- Partia Demokratike ka mbledhur grupin e saj parlamentar ku është vendosur në lidhje me komisionet parlamentare që do të drejtohen nga opozita.

Grupi parlamentar ka zgjedhur deputeten Majlinda Bregu si kryetare e Komisionit të Integrimit, Genc Pollon si kryetar të Komisionit të Medias dhe Albana Vokshin si kryetare të Komisionit të Shëndetësisë.

Por raportohet se ka pasur debat mes Bashës dhe Olldashit në grupin parlamentar.

Basha ka emëruar Genc Pollon në krye të Komisionit të Medias, ndërkohë që Olldashi ka qenë kundër.

“Në komisionin e medias duhet Mesila Doda”, mësohet të ketë thënë Olldashi.

I pyetur nga mediat nëse në mbledhje kishte debate për përzgjedhjen e kryetarëve të komisioneve, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, u shpreh se në demokraci ka gjithmonë debate.

“Çdo diskutim ka debate. Po nuk pati debate, çfarë demokracie është”, tha Paloka.

Në mbledhje mungonte ish- kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha./tema/