Lajme Shqip Saturday, 18 February 2012 09:00

Tiranë – Ka filluar te përmirësohet situata ne zonat veriore dhe verilindore te Shqipërisë, megjithatë 28 komuna janë akoma të bllokuara nga dëbora, njoftuan burime te Drejtorisë se Emergjencave Civile, nga te cilat 9 ne. Qarkun Shkodër , 9 ne Qarkun Kukës , 7 ne Qarkun Dibër , 3 ne Qarkun Elbasan.

Akset kryesore te rrugëve kombëtare janë te hapura për qarkullimin e mjeteve, si Tiranë – Kukës – Morinë; Bajram Curri – Morinë; Tiranë – Bulqizë – Peshkopi; Tiranë – Shkodër – Muriqan; Tiranë – Shkodër – Han i Hotit; Tiranë – Gjirokastër – Kakavijë; Vlorë – Sarandë; Tiranë Elbasan – Qafë Thanë ; Qafë Thanë – Pogradec – Korçë- etj.

Sipas burimeve te mësipërme po punohet në të gjitha rrugët rurale për hapjen e tyre. Gjate 24 orëve te fundit janë transportuar të sëmurë me helikopterë në spitalet rajonale Kukës, Shkodër, Peshkopi dhe Bajram Curri.

Forcat Ajrore, veçanërisht pilotët dhe helikopterët e Bazës Ajrore të Farkës dhe te ministrisë se Shendetesise vijojnë misionet e tyre humanitare në ndihmë të popullsisë së zonave të bllokuara nga reshjet e shumta të borës.