Lajme Shqip Saturday, 14 May 2011 13:55

Përmet – Një 17-vjeçare nga fshati Bual i Përmetit, u vetëvra me çiften e të atit, sot, në orët e para të mëngjesit.

“Shtetësja E. F., lindur dhe banuese në fshatin Bual të Komunës Piskovë të rrethit Përmet, nxënëse në klasën e 10 në shkollën e Piskovës, është vetëvrarë me armë gjahu të llojit çifte”, njoftoi policia lokale.

Sipas të njëjtit burim, 17-vjeçarja u transportua menjëherë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve për shkak të prekje së zemrës nga saçmat.

Grupi hetimor, në vendngjarje, po heton shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.