Lajme Shqip Saturday, 21 April 2012 18:01

Shkodër – Ka mjaftuar vetëm një javë rreshje dhe në qarkun e Shkodrës janë rikthyer përmbytjet duke sjellë edhe panikun te banorët për një përsëritje të mundshme të situatës së fundit të vitit 2010. Situata është më problematike në zonën e Dajçit, Murriqanit, Bushat, Velipojë dhe në komunën Ana e Malit. Në fshatin Obot ndër më të prekurit nga përmbytjet vitet e kaluara aktualisht janë mbi 30 banesa të rrethuara nga uji.

Në komunat e tjera bëhet fjale për përmbytje kryesisht të tokave bujqësore. Sipërfaqja e tokës së përmbytur, pohojnë burime nga prefektura e Shkodrës mund të ketë arritur deri në 400 hektarë. Situata është bërë më problematike si pasojë e prurjeve të mëdha të lumenjve Kir dhe Gjadër të cilat kanë rritur nivelin e Lumit Buna. Përballë kësaj situate banorët ankohen për dëme serioze në të mbjellat e pranverës. Ende nuk raportohen shkarkime nga hidrocentralet, ku niveli I ujit në kaskadë duket se nu k është shumë i lartë që të mund të kushtëzojnë shkarkime që do të rrezikonin më tepër banesat.

Alarmi për rikthimin e përmbytjeve në Shkodër nisi pak ditë më parë fillimisht në Velipojë ,Dajc dhe Bushat. Përmbytjet e fundit në Shkodër vënë në dyshim dhe investimet e deklaruara nga ana e qeveritarëve për ngritjen e argjinaturave në Lumin Buna.

Edhe pse ka kaluar më shumë së nje vit nga përmbytjet e fundit në Shkodër,banorët ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin e premtuar nga qeveria. Banorët ankohen se dëmet e përmbytjeve të kaluara kanë qënë tepër të larta jo vetëmm në bujqësi dhe blegtori,por dhe në banesat e tyre që kanë pësuar dëmtimë serioze si pasojë e ujit.

Drejtuesit vendorë nuk kanë rreshtur së kërkuari qeverise dëmshpërblimin e premtuar por të harruar . Tashmë kur Shkodra kërcënohet ngë një tjetër përmbytja për banorët kjo do të ishtë në kufjitë e së pamundurës për tu përballuar. (Sh.C)