Lajme Shqip Saturday, 26 November 2011 19:37

Tiranë – Pas një periudhe të një qëndrueshmërie relative, gjendja shëndetësore e pretendentit të fronit mbretëror Leka Zogu I është përkeqësuar këto 12 orët e fundit, lajmëroi sot familja e tij.

“Në orën 23.30 të ditës së premte më 25 nëntor, Leka I pësoi një arrest kardiak dhe për pasojë u intubua deri në rikthimin e punës së zemres. Falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve dhe trajtimit përkatës, u arrit një stabilizim i gjendjes së tij”, thuhet në njoftim.

Sot Leka I është koshient dhe ka dhënë shenja të komunikimit me djalin e tij, Lekën, por mbetet me frymëmarrje të asistuar dhe vazhdon ndjekjen nën kujdesin dhe mbikqyrjen e pandërprerë të mjekëve, ndërsa gjendja e tij ngelet kritike, thekson familja e tij, duke falenderuar gjithë ekipin mjekësor nën drejtimin e Prof. Mentor Petrela dhe Dr. Kliti Pilika, të cilët po bëjnë një punë shembullore për kapërcimin e kësaj situate të vështirë.