Lajme Shqip Saturday, 15 August 2015 08:06

Kërkesat nga Gjykata Speciale për bashkëpunim me institucionet e Kosovës, konsiderohen si urdhra të prerë që kërkohen të respektohen me përpikëri të veçantë.

Në kapitullin e 7-të Ligjit për Dhomat e Specializuara, saktësisht në nenin 53, thuhet se bashkëpunimi i institucioneve të Kosovës me këtë Gjykatë është i domosdoshëm.

“Të gjitha subjektet dhe personat në Kosovë bashkëpunojnë me Dhomat e Specializuara dhe pa vonesë e respektojnë çdo kërkesë për asistencë ose urdhrat apo vendimet e dhëna nga Dhomat e Specializuara apo Zyra e Prokurorit të Specializuar…”!

Kësaj kërkese i është përgjigjur në mënyrë pozitive ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, i cili ka thënë se të gjitha organet e rendit dhe drejtësisë në Kosovë, janë të gatshme për bashkëpunim për urdhrat që do t’u kërkohen nga Gjykata Speciale.

Se Policia e Kosovës do t’i kryejë këto arrestime, këtë e thotë edhe zëdhënësi Baki Kelani. Ndërsa, EULEX-i është përjashtuar qoftë për arrestime apo hetime. /Tribuna Channel/