Lajme Shqip Friday, 30 November 2012 15:29

PRISHTINE- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka kërkuar sot nga Kryeministri Hashim Thaçi, nga Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe nga shefi i grupit parlamentar, Adem Grabovci që t’i kërkojnë atij falje publike për ofendimet që i kanë bërë.

Ofendime të cilat u zbuluan nga përgjimet e telefonatave që u publikuan një ditë më parë.

Ai ka thënë se nuk është ofenduar Jakup Krasniqi, por është ofenduar Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ndërsa ka refuzuar që t’i komentojë më tepër duke pohuar se pavarësisht se çka ka ndodhur, ai vazhdon të ndihet mirë.

Këto komente ai i bëri pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit ku është caktuar që mbajtja në ora 14:00 të seancës solemne për nder të lirimit të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.(LajmeShqip.com)