Lajme Shqip Monday, 10 August 2015 12:37

Ka përfunduar e qetë dha pa ndonjë incident protesta e nisur pak më herët para ndërtesës së EULEX-it në Mitrovicë të veriut.

Protestuesit me pankarta në dorë dhe me flamuj serbë kërkuan sot lirimin e menjëhershëm të Oliver Ivanoviqit dhe të akuzuarit tjetër Dragolub Delibashiq.

Serbët në protestë, kërkojnë lirimin e Ivanoviqit

Rreth 500 qytetarë duke përfshirë edhe përfaqësues të komunave veriore janë duke protestuar para ndërtesës së EULEX-it në veri të Mitrovicës.

Ata po kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Oliver Ivanoviqit dhe të akuzuarit tjetër Dragolub Delibashiq.

Në vendin ku po mbahet protesta vërehen edhe forcat e shtuar të Policisë Speciale ndërsa protesta po zhvillohet e qetë.