Lajme Shqip Monday, 08 August 2011 18:06

Mitrovicë (LajmeShqip.com / F. E.) – Sa më shumë që ofrohet e marta e nesërme e vendimit të strukturave paralele serbe të veriut të Kosovës, për marrëveshjen me KFOR-in, aq më shumë po zbardhen të vërtetat e operacionit të madh të Qeverisë së Kosovës në veri dhe konsekuencat e tij.

Burimet e portalit kanë kuptuar për një përçarje dhe prishje të raporteve brenda vetë serbëve. Sa më afër marrëveshjes, bëhet e ditur që përçarjet janë më të mëdha. Kanë shpërthyer akuza e kundërakuza për implikimet, urdhërdhëniet dhe marrjen e urdhërave midis tyre.

Siç ka raportuar gjatë ditës portali LajmeShqip.com, kapot e krimit të veriut të vendit kanë kërcënuar zyrtarët politikë të Serbisë dhe të veriut të Kosovës se nëse ata arrestohen nga institucionet e Kosovës, do të tregojnë se si janë thirrar direkt nga Borko Stefanoviqi, Goran Bogdanoviqi, kryeshefi i qarkut të Mitrovicës Radenko Nedelkoviqi dhe 4 kryetarë të komunave në veri të Kosovës, që t’i bllokojnë rrugët, t’i djegin pikat kufiate dhe të sulmojnë me armë policinë e Kosovës.

Bëhet e ditur se për sulmin ndaj policisë së Kosovës ku është vrarë polici Enver Zymberi, kapot e krimit dhe paramilatarët e organizuar serbë presionin më të madh janë duke e bërë në kryetarin e Zubin-Potokut, Sllavisha Ristiqin, i cili akuzohet se ka kërkuar nga ata “që me çdo kusht të ndalen forcat speciale të Kosovës, madje edhe me vrasje”.

Sllavisha Ristiq është duke u akuzuar nga grupet kriminale të Zupçit, Jegenicës dhe Varagës, të cilët dyshohet se kanë shtënë në policinë e Kosovës.

Ndërkohë, të hënën paramilitarët serbë në barrikadën e Rudares, janë vizituar nga Radenko Nedelkoviq, kryetar i të ashtuquajturit Qarku i Mitrovicës dhe Kërstimit Pantiq, i ashtuquajtur kryetar i Mitrocicës.

Ata ua kanë përcjellë serbëve në barrikadë mesazhin “nga lartë”, nga takimi i mbrëmshëm me Presidentin e Serbisë, Boris Tadiq.

Nedelkoviq i ka ftuar serbët të jenë të bashkuar, sespe, sipas tij, kjo i duhet më shumë se kurrë Serbisë. Ky, tha ai, ka qenë qëndrimi i presidentit Tadiq, sipas të cilit “janë të nevojshme bisedimet e mëtejme me bashkësinë ndërkombëtare dhe zgjidhja e të gjitha problemeve në kuadër të Rezolutës 1244”.

Ai i ka ftuar serbët që të jenë syçelë dhe të qëndrojnë edhe më tej në barrikada, në mënyrë që, siç ka thënë ai, t’i ruajnë pikat kufitare 1 dhe 31, nga ndonjë invasion tjetër i mundshëm i Policisë së Kosovës apo KFOR-i.

“Në takimin e Bashkësisë së Komunave Serbe do të vendosim për qarkullimin e lirë, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që dikush të kërcënojë sigurinë tonë “, ka thënë para barrikaduesve të Rudares, Radenko Nedelkoviq.

Në fund, ai e ka përcjellë mesazhin e Presidentit Tadiq për mbështetje serbëve të veriut të Kosovës që “të qëndrojnë deri në fund për realizimin e synimeve  të tyre”, duke përsëritur se nesër komunat serbe të veriut do të dalin me qëndrimin e tyre rreth marrëveshjes, siç e ka quajtur ai, “të Qeverisë së Beogradit dhe Komandantit të KFOR-it”.

Ndërsa i ashtuquajturi kryetar i Komunës së Mitrovicë, në veri, Kërstmir Pantiq, iu tha barrikaduesve se “Presidenti Tadiq ka theksuar se shteti serb fuqimisht qëndron prapa popullit të taj dhe se nuk do të lejojë asnjë lloj dhune me të cilën kërkohet që të realizohen qëllimet e dikujt në veri të krahinës”.

Sipas tij, komandanti i KFOR-it Erhard Buhler, i ka këkrkuar falje popullit serb për të gjithë atë që u ka ndodhur në ditë te fundit. “Ai më ka shkruar letër dhe më ka këkruar falje për këtë”, tha Pantiq. Sipas tij, KFOR- ka pranuar se ka gabuar duke i mbështetur shqiptarët. Pantiq, iu tha barrikaduesve se është i sigurt se ”në të ardhmen me kujdes do të veprojmë dhe se problemi i pikave kufitare dhe doganës është shumë i ndjeshëm”.

“KFOR-i më nuk do të inkuadrohet në zgjedhjen e problemeve këtu”, tha ai para serbëve në barrikada.

Në fund, Pantiq i ka ftuar serbët që të jenë të kujdesshëm dhe të gatshëm që ta përcjellin situatën, prej nesër, pavarësisht vendimit të tyre, sepse, siç ka thënë ai, KFOR-i dhe bashkësia ndërkombëtare nuk do ta thejnë marrëveshjen e arritur”.

Ndërkohë, burimet e portalit raportojnë se Qeveria e Kosovës ka marrë garancione të hollësishme se do të hetohet pikë për pikë secili sulm që në ditët e operacionit në veri ka ndodhur ndaj njësive të Policisë së Kosovës dhe ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi ka garantuar se secili kriminel i veriut, që ka cënuar forcat e rendit dhe KFOR-in, do të dalë para drejtësisë.

Gjithashtu, merret vesh se Policia e Kosovës dhe EULEX-i janë duke i kryer bashkërisht hetimet rreth vrasjes së policit Evner Zymberi, djegies së pikës kufitare dhe gjuajtjeve me armë në pjesëtarët e KFOR-it dhe ata të EULEX-it.

Portali LajmeShqip.com ka marrë vesh se e paqartë dhe shumë konfuze është se cili do të jetë vendimi i së martës i serbëve të veriut, për marrëveshjen me KFOR-in. Bëhet fjalë për dy vija qëndrimesh në kuadër të të ashtuquajturës “Bashkësi e Komunave Serbe” të veriut. Vija e butë përfaqësohet nga kryetari i të ashtuquajturës Komuna e Leposaviqit, Branko Niniq dhe nga i ashtuquajturi kryetar i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq. Që të dy vijnë nga radhët e partisë së Boris Tadiqit (DS).

Për dallim nga tre të ashtuquajturit kryetarë të tri komunave të tjesa serbe, që përfaqësojnë vijë radikale, këta dy përfaqësues të serbëve të veriut janë në favor të heqjes së barrikadave dhe zhbllokimit të rrugëve.

Bëhet e ditur se kundër heqjes së barrikadava dhe përfaqësues të linjës radikale janë kryetari i veriut të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, që vjen nga radhët e partisë SRS të Tomisllav Nikoliqit dhe dy të ashtuquajturit kryetarë të Zveçanit dhe Zubin-Potokut, Dushan Milloviq e Sllavisha Ristiq, që vijnë nga DSS-ja e Vojisllav Koshtunicës.

Me urdhra të eprorëve të tyre në Beograd, këta janë kategorikisht kundër heqjes së barrikadave dhe marrëveshjeve me KFOR-in. (LajmeShqip.com – F.E)