Lajme Shqip Tuesday, 22 September 2015 14:43

Deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës pritet që të ndahen në dysh, kjo pas përçarjeve të fundit ndërmjet kryetarit të Listës “Srpska”, Aleksandër Jabllanoviç me zëvendëskryeministrin e Republikës, Branimir Stojanoviq.

Burime të gazetës “Zëri” mësojnë se, Jabllanoviç ia ka paraqitur një kërkesë kryeministrit, Isa Mustafa për shkarkimin e menjëhershëm të Stojanoviçit.

“6 deputetë serbë në Kuvendin e Kosovës kanë nënshkruar një kërkesë për shkarkimin nga detyra të zv.kryeministrit Stojanoviç”, ka thënë ky burim.

Nga ana tjetër Stojanoviç së bashku me tre deputetë të Kuvendit kanë kërkuar shkarkimin nga të gjitha funksionet të Jabllanoviqit.

Kësisoj, krahu i zv.kryeministrit dhe “Srpska Iniciativa” (Iniciativa serbe) ka dhënë akuzua në drejtim të Jabllanoviqit pasi, sipas tyre, ai ka ndërmarrë veprime arbitrare në kohën e diskutimeve për formimin e qeverisë së Kosovës.

Sipas “SP-së”, ai ka dashur të përfitojë për vete një funksion duke dëmtuar serbët e Kosovës. /Zëri/