Lajme Shqip Monday, 17 June 2013 13:25

Prishtinë – Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e ka përshëndetur fillimin e implementimit të marrëveshjes së Brukselit me hapjen e zyrave ndërlidhëse në Prishtinë dhe Beograd, transmeton KTV. 

Kryeministri tha se obligimi dhe përgjegjësitë e këtij zyrtari janë të qarta, respektimi i Kushtetutës së Kosovës, si dhe puna maksimale për implementimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Thaçi tha se ky është komunikimi i parë reciprok i nivelit diplomatik mes Kosovës dhe Serbisë duke e quajtur këtë fakt edhe si fuqizim të njohjes së realitetit të Kosovës. Kryeministri Thaçi u ka uruar suksese të dy zyrtarëve të zyrave ndërlidhëse në Prishtinë dhe Beograd.