Lajme Shqip Friday, 21 August 2015 16:56

Vetëm edhe 50 metra kanë mbetur për të lidhur autostradën kryesore të Kosovës me rrethrrotullimin që lidh qytetet kryesore të Kosovës – Prishtinën, Gjilanin, Ferizajn, Prizrenin.

Autostrada është ndërtuar deri në lagjen Veternik, por ka mbetur me dalje në rrugën e lagjes, e jo në rrethrrotullimin, ku parasheh plani i Ministrisë së Infrastrukturës.

Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukruës, kanë treguar për Express, se dalja e autostradës, e cila ka mbërritur deri në Veternik, do të lidhet me rrethrrotullimin, i cili çon në drejtim të Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt.

“Do të ndërtohen edhe 50 metra rrugë për të lidhur autostradën me rrethrrotullimin”, ka thënë zyrtar të kësaj Ministrie.

Burime të Gazetës Express kanë treguar se njëra prej problemeve pse s’po shtrohen këto 50 metra asfalt janë problemet pronësore të papërfunduara.