Lajme Shqip Tuesday, 22 September 2015 15:56

Se rrugët e Kosovës kanë filluar të bëhen tepër të rrezikshme, e dëshmon më së miri numri enorm i aksidenteve në komunikacion.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur 47 aksidente rrugore, prej tyre 30 të cilësuara pa të lënduar, 15 me të lënduar dhe 2 aksidente kanë përfunduar me fatalitet.

Numri i tiketave të shqiptuara gjatë 24 orëve të fundit, nga ana e Policisë së Kosovës, është 791. Derisa, numri i personave të arrestuar, gjatë 24 orëve të fundit është 24, dhe numri i personave në mbajtje është 5.