Lajme Shqip Monday, 11 April 2011 11:34

Peqin – Një 55 vjeçar ka gjetur vdekjen aksidentalisht mesditën e sotme, teksa punonte si usta në një godinë tre katëshe në një fshat të Peqinit.

Burime të Policisë lokale bënë të ditur se “ngjarja ka ndodhur në fshatin Çelepie të komunës Gjocaj, në Peqin, ku shtetasi Skënder Vrapi, 55 vjeç, me banim në Çermë të Lushnjes, duke punuar në një banesë 3 katëshe, aksidentalisht ka rënë poshtë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.