Lajme Shqip Thursday, 27 September 2012 17:33

Prishtinë -Kryeministri i Antigua Barbudas, Baldwin Spencer, ka thënë se është në axhendën e shtetit të tij ,njohja e Kosovës.

Ai ka ftuar në një vizitë zyrtare në muajin e ardhshëm në Antigua Barbudas, zv/kryeministrin kosovar Behgjet Pacolli, i cili ndodhet në Nju Jork.Ky njoftoim konfirmohet nga zyra e numrit dy të Qeverisë së Kosovës.

Gjatë takimit, zv/kryeministri Pacolli informoi hollësisht kryeministrin Spencer me zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për procesin e përfundimit të suksesshëm të pavarësisë së mbikqyrur dhe respektimin e plotë të planit të Presidentit Ahtisaari.

Si hap me rëndësi drejt fillimit të ndërtimit të marëdhënieve ndërshtetërore Pacolli kërkoi nga kryeministri Spencer njohjen sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës. (LajmeShqip.com)