Lajme Shqip Thursday, 21 April 2011 16:25

Pejë – Ministri Administrimit të Pushtetit Lokal Slobodan Petroviq gjatë vizitës në rajonin e Pejës ka vizituar Patriarkanën e Pejës, që nuk i njeh institucionet e Kosovës.

Megjithatë udhëheqësit e Patriarkanës e  kanë pranuar brenda ministrin serb në Qeverinë e Kosovës. Me këtë rast, ministri tha se ka kaluar momente të mira në këtë vizitë dhe se ky institucion fetar sipas tij ka raporte të mira me komunën e Pejës.

Ministri Petrovic këto komente i bëri pasi e vizitoi komunën e Pejës, ku i ofroi përkrahjen e Ministrisë që ai drejton.

Ndërkaq, kryetari i Pejës, Ali Berisha ka kërkuar mbështetje nga MAPL, për të cilën Ministri tha se duhet t’i adresojë kërkesat e komunave.