Lajme Shqip Friday, 08 April 2011 15:07

Pejë – Pas një javë të refuzimit nga ana e komunitetit serb për pjesëmarrje në procesin e regjistrimit së përgjithshme të popullsisë, më në fund disa familje kanë filluar të pranojnë të marrin pjesë në këtë proces që po mbahet për herë të parë pas 30 vjetësh.

Sipas zyrtarëve të Komisionit Komunal të Pejës procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është duke shkuar në mënyrë të rregullt. Sipas këtij komisioni edhe komuniteti serb i kësaj komune, si dhe komunitete tjera kanë filluar të regjistrohen.

Xhafer Dema, anëtar i Komisionit Komunal të Regjistrimit në Pejë, tha se “edhe banorët e fshatit Gorazhdec që i përkasin etnitetit serb kanë filluar të vetëdijesohen dhe ta shohin se është për të mirën e tyre, dhe kanë filluar të regjistrohen, sikurse edhe ata të fshatrave Brestovik, dhe Sigë”, ka thënë Dema.