Lajme Shqip Monday, 17 June 2013 13:24

Beograd-(E plotësuar) Medie serbe njoftojnë se Lulzim Peci me të arritur në selinë e misionit të BE në Serbi gazetaraëve iu drejtua me “mirëdita” në serbisht, shqip dhe në anglisht e pastaj foli në gjuhën serbe

“Kjo është një ditë e rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Pres bashkëpunim të mirë e të hapur të institucioneve shtetërore serbe dhe unë jam këtu të jap ndihmesën time në normalzimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, ka thënë Peci, raporton koha.

Pas kësaj deklarate nuk u lejuan pyetje të gazetarëve.  

 

Peci në Beograd: Presim bashkëpunim të mirë

 

Zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Serbi, Lulzim Peci, ka thënë se pret “bashkëpunim të hapur dhe të mirë me institucionet shtetërore serbe”.

“Kjo është një ditë shumë e rëndësishme sa i përket normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, u ka thënë Peci gazetarëve para selisë së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, ku edhe do të jetë zyra e tij.

“Jam këtu për të dhënë kontributin tim në normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve tona”, ka thënë Peci, raporton Beta.

Prishtina dhe Beogradi kanë shkëmbyer sot zyrtarët për ndërlidhje. Këtë rol në Prishtinë mban Dejan Paviqeviq.