Lajme Shqip Sunday, 16 June 2013 10:15

Prishtinë – “Jemi marrë vesh që në komunikimin e ndërsjellë të përdorim simbolet shtetërore të vendeve tona, ndërsa në memo do të jetë vetëm ‘Qeveria e Kosovës’ dhe ‘Qeveria e Serbisë’ dhe pa fusnotë, me reciprocitet të plotë”, ka thënë ambasadori Lulzim Peci, zyrtar ndërlidhës i Kosovës në Serbi. “Marrëveshja parasheh mbajtjen e të gjitha simboleve shtetërore në zyrat tona të punës”, shkruan Koha. 

Mesidtën e së hënës ambasadori Lulzim Peci me një asistent dhe shofer, do të nisin në Beograd një mision, që për Kosovën ka karakterin diplomatik.
Të njëjtën ditë në Prishtinë do të vendoset zyrtari ndërlidhës i Serbisë, Dejan Paviçeviq, po kështu me një asistent e një shofer.
Serbia refuzon ta quajë mision diplomatik këtë që do ta vendosë në Kosovë. Kjo, pasi Kosovën e di për territor të sajin.
Shkëmbimi i zyrtarëve ndërlidhës do të bëhet saktësisht 14 vjet pasi Serbia shpalli kapitullimin nga një luftë e përgjakshme në Kosovë.