Lajme Shqip Friday, 08 July 2011 12:12

Prishtinë – Berat Buzhala, nga grupi parlamentar i PDK-së tha sot se kërcënimi publik i depuetit Florin Krasniqi ndaj kryeministrit Thaçi është një formë primitive e reagimit njerëzor dhe politik.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Buzhala kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje të deklarohet nëse kërcënimi ishte çështje individuale e Florin Krasniqit apo e subjektit politik.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendojse shprehu shqetësimin për marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, të cilat, sipas tyre, po e kthejnë Kosovën në kohën e UNMIK-ut.

Grupi Parlamentar i PDK-së reagoi sot ndaj deklaratës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, i cili ditë më parë tha se “do t’ia thyejë dhëmbët kryeministrit Hashim Thaçi”. Berat Buzhala këtë e quajti formë primitive të reagimit njerëzor dhe politik dhe kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje të deklarohet nëse kërcënimi ishte çështje individuale e Florin Krasniqit apo e lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendojse shprehu shqetësimin për marrëveshjet e nëshkruara në Bruksel, të cilat, sipas tyre, po e kthejnë Kosovën në kohën e UNMIK-ut.

Ndërsa, Grupi Parlamentar i AAK-së ngriti shqetësimin lidhur me keqpërdorimin e ndjenjvae fetare nga disa individë. Deputeti Burim Ramadani tha se orientimi i shtetit të Kosovës është zgjedhur dhe është i bazuar në vlerat perëndimore.

Seanca po vazhdon me debate të ashpra. (LajmeShqip.com)